Fjalimi historik i Afrim Gashit që diktoi rrugën euro – atlantike të Maqedonisë

Fjalimi historik i Afrim Gashit që diktoi rrugën euro – atlantike të Maqedonisë
Loading...

Në vitin 2015 në rrugët e Shkupit si asnjëherë më parë u valëvit flamuri shqiptar, e ku pjesëmarës ishin me mijëra protestues. Në tubimin e paraprë, fjalë pati edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi. “Ne jemi zhgënjyer prej atyre që duan vetëm t’i lidhin flamurët shqiptarë dhe maqedonas, ndërsa vazhdojnë t’i trajtojnë shqiptarët si pronë të maqedonasve. Ne jemi mërzitur më duke mos e ditur saktë se çka jemi ne në Maqedoni: dikush na quan pakicë, dikush bashkësi etnike, dikush na dëshiron vetëm si qytetarë, ndërsa askush nuk na do si shqiptarë. Mjaft më! Nuk duam më këso Maqedonie! Ne jemi të pikëlluar që gjysmë milioni shqiptarë të këtij vendi tash bredhin rrugëve e lagjeve të botës, sepse ky shtet gjithnjë i ka trajtuar si mish i egër. Cili është faji jonë? A jemi ne fajtorë që kemi lindur nga prindër shqiptarë? Të respektuara motra e vëllezër! Me gjithë këtë gjendje të vështirë, me gjithë këtë qasje antishqiptare, me gjithë këtë vasalitet të disa politikanëve shqiptarëve ndaj maqedonasve, bile me gjithë tradhtinë e tyre, përsëri ju them se ka shpresë. Asgjë nuk ka përfunduar. Bile tek tash sa ka filluar. Tek tash do ta marrë vesh Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, por edhe Ali Ahmeti, se nuk mund të tallen më me ne”, pati deklaruar mes tjerash Gashi në atë tubim. E kjo protestë ishte rruga ku i diktuar rënia e një regjimi dhe u zgjua shpresa për të ardhmen euro – atlantike të Maqedonisë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar