Flori dhe Irgeni: Jemi baballarë të përkushtuar

Flori dhe Irgeni: Jemi baballarë të përkushtuar
Loading...

showAta na bëjnë të qeshim çdo të diel. E kemi fjalën për dy aktorët e “Portokallisë”, Florian Binajn dhe Irgen Çelën, të cilët këtë mëngjes ishin të ftuar në Wake Up. Krahas roleve me të cilat kanë spikatur në spektaklin e humorit, si “dy policët” e sidomos “babë e bir” ata janë ndalur edhe tek “roli” i tyre në jetën e përditshme; në atë të baballarëve. Flori është babai i një vajze dhe një djali, ndërsa Irgeni i një vogëlushi 2-vjeçar.

“Nuk u lexojmë përralla çdo ditë”, shprehen ata. Por Flori tregon se ka qenë i përkushtuar gjatë periudhës së shtatzënisë së bashkëshortes së tij. Madje ai thotë se ka qenë aq i fiksuar sa ka asistuar edhe në lindjen e fëmijës së dytë, pasi tek i pari nuk arriti të siguronte lejen për të hyrë në sallën e lindjes. Ndërsa Irgeni u shpreh se bashkëshortja është ndihma e tij më e madhe. “Ajo më bën të ndihem ende beqar. Ndërkohë përpiqem që kohën e lirë që kam, ta kaloj me të voglin”, u shpreh aktori.

29 nëntor 2019 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar