Në Shkup sot do të mbahet forumi i dytë për Partneritet të hapur qeveritar në organizim të Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave.
Forumi është titulluar “Pesë vite Partneritet i hapur qeveritar: për intergrime të BE-së, zhvillim të qëndrueshëm dhe njerëzit?”, ndërsa është planifikuar të mbahen tre sesione.
Qëllimi është që në një vend të grumbullohen të gjithë faktorët, puna e të cilëve në çfarëdo lloj mënyre është e lidhur me qëllimet e Partneritetit të hapur qeveritar dhe ta përmirësojë bashkëpunimin mes tyre.
Në ngjarje është paralajmëruar fjalimi i ministres së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska-Tomovska, koordinuesja e përhershme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesja e përhershme e Programit për zhvillim, Luiza Vinton dhe drejtoresha ekzekutive e Qendrës për hulumtime dhe krijim të politkkave, Marija Risteska.