FOTO+VIDEO/ Fjalimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në debatin “Ndjekja e Parlamentit për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (CSR) “, në Gjenevë të Zvicrës

FOTO+VIDEO/ Fjalimi i kryetarit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi në debatin “Ndjekja e Parlamentit për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (CSR) “, në Gjenevë të Zvicrës
Loading...

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ishte pjesëmarrës i seancës së Komitetit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara – për Çështjet e Kombeve të Bashkuara (Komiteti i katërt), ku me këtë rast kryetari Gashi në debatin e organizuar mbi ‘’ Ndjekja e Parlamentit për Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm (CSR)”, mbajti edhe fjalim rasti.

Z. Gashi theksoi se në nivel global, Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm pritet që të kontribuojnë në progresin real për varfërinë dhe shoqëritë e margjinalizuara, promovimin e barazisë gjinore, duke eliminuar diskriminimin dhe pabarazinë e të ardhurave, si dhe duke reduktuar efektet negative të ndryshimeve klimatike, me qëllim që të ketë siguri të qëndrueshme në burimet e gjeneratave të ardhshme dhe të ngjashme. Ai informoi se Republika e Maqedonisë përmes CSR-së dëshiron të ketë përparim në proceset e integrimit euro-atllantik, sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm që do të mundësoj rritje të vazhdueshme ekonomike, hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve. Gjithashtu, Afrim Gashi tha se duke zbatuar reformat në planin e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit, mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërtimit të institucioneve të pavarura në shërbim të qytetarëve, transparencës, llogaridhënies dhe profesionalizmit në menaxhimin e këtyre virtyteve, domosdoshmërish do të arrihen rezultatet e dëshiruara nga zbatimi i Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Kryetari i BESËS, z.Gashi theksoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë përmes përfaqësuesve të saj dhe pjesëmarrjes së saj në punën e Këshillit Kombëtar për Zhvillim të Qëndrueshëm, është duke ndjekur statusin e zbatimit të Qëllimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Agjendës 2030.

Duke theksuar se në periudhën e ardhshme, aktivitetet e Republikës së Maqedonisë për zbatimin e Agjendës 2030 dhe Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm do të intensifikohen, z. Gashi theksoi se për këtë nevojitet zhvillim i kornizës buxhetore për tejkalimin e hendekut të financimit dhe ndërtim të kapaciteteve institucionale për zhvillim të qëndrueshëm në të gjitha institucionet përkatëse dhe relevante.

Bashkësia ndër-parlamentare e themeluar në vitin 1889, është organizata më e vjetër politike multilaterale dhe shoqata më e madhe ndër-parlamentare, e cila përfshin 178 parlamente kombëtare dhe 12 asambletë parlamentare ndërkombëtare. Organizata Botërore e Parlamenteve me bazë në Gjenevë ka statusin e një vëzhguesi të përhershëm në Kombet e Bashkuara.

Video Player

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar