Gërguri: Për shkak të ndërrimit të kryetarit të Prishtinës u dënova unë

Gërguri: Për shkak të ndërrimit të kryetarit të Prishtinës u dënova unë
Loading...

I kontaktuar nga lajmi.net, ai ka konfirmuar këtë vendim të gjykatës, por nuk ka dhënë shumë informacione lidhur më çështjen.

“Po si lajm është i vërtetë që jam dënuar për shkak të një çështje me restaurimin e xhamisë në Prishtinë, mirëpo kur ndodhi kjo, u patën ndërruar kryetarët e Prishtinës dhe gjithçka më pas u ngatërrua” ka thënë Gërguri i cili më pas tha që nuk ka çka të shtojë më shumë.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Prishtinë i ngarkonte Agim Gërgurit, në cilësinë e drejtorit të Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM), dhe Gani Gushin, si arkitekt në këtë institut, se në vazhdimësi gjatë viteve 2010-2013, me qëllim të përfitimit për veti apo personave të tjerë, kanë tejkaluar kompetencat e tyre duke vepruar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik.

Sipas aktakuzës, derisa Komuna e Prishtinës kishte lidhur memorandum të mirëkuptimit me IKMM, ku kishte ndarë shumën prej 562.000.00 euro për restaurimin e xhamisë së Çarshisë në Prishtinë, i akuzuari Gashi kishte gjetur personat që do të angazhoheshin në kryerjen e punëve dhe drejtori Gërguri ka angazhuar personat në fjalë për kryerjen punimeve pa shpallur tender.

Ndër kompanitë përfituese për kryerjen e punimeve, sipas aktakuzës, kishin qenë edhe kompania “Arch Code” me pronare bashkëshorten e të akuzuarit Gashi, Luljeta Gashi, pastaj kontrata për shërbime ishin lidhur edhe me Amir Gërgurin, djalin e të akuzuarit Gërguri dhe Ard Gashin, djalin e të akuzuarit Gani Gashi.

Me këto veprime, sipas prokurorisë, të akuzuarit kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 i Kodit Penal të Kosovës./Lajmi.net/

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar