Giffoni trofe për Artur Gorishtin dhe Ajtoni Zhitin

Giffoni trofe për Artur Gorishtin dhe Ajtoni Zhitin
Loading...

Aktori Artur Gorishti mori trofeun e Giffoni Festival i cili këtë vit shënjoi edicionin e tij të 12-të. Filmi “Frymë”, me regji të Artur Gorishtit, fitoi çmimin “Xhanfize Keko”, trofe që mban emrin e regjisores më të njohur shqiptare të filmave për fëmijë. Në qendër të filmit është historia e një djali të vogël 10-vjeçar, i biri i një peshkatari. Djali, brenda një nate kupton vlerën e vërtetë të jetës, vështirësitë e saj dhe se sa e rëndësishme është liria e njeriut, duke e paralelizuar atë me jetën e një peshku në dorën e tij.

Të jetuarit me peshkimin do ta vendosë djalin përballë faktit se një frymëmarrje dhe jeta e qenieve të gjalla ka po aq vlera sa dhe vetë jeta e tij. Pas prezantimit të 7 filmave mes tyre edhe tre shqiptarë, përgjatë tre ditëve festival, debate, diskutime, pyetje nga nxënësit dhe përgjigje nga autorët e filmave, sot, ditën e katërt, dy juritë e nxënësve pasi votuan një nga një, shpallën edhe çmimet për këtë edicion. Filmi “Veloce come il Vento”, me regji të Matteo Rovere, fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 16-vjeçare, me 250 anëtarë nga shkollat e mesme të kryeqytetit. Filmi “At Eye Level”, me regji të Evi Goldbrunner dhe Johachim Dollhopf, fitoi çmimin e jurisë së grupmoshës 13-vjeçare, me 250 të tjerë të shkollave nëntëvjeçare. Përveç prodhimeve kinematografike, u dha edhe një Çmimi “Arjon Zhiti” për anëtarin më të mirë të jurisë, që për këtë vit ishte nxënësja e Shkollës Çajupi, Refxhi Tole.

Ky edicion i 12-të i Giffone Shqipëria është edhe i fundit që festivali vjen në këtë formë, duke i paraprirë një reformimi tërësor të Giffoni Shqipëria, drejt një projekti të madh e afatgjatë për zbulimin dhe formimin e kineastëve të rinj. Gjatë ditëve të këtij festivali nxënësit, në rolin e jurisë, patën mundësi që për herë të parë në 12 vite festival të shohin, diskutojnë dhe gjykojnë filma shqiptarë. Ndër filmat që patën diskutime ishte filmi i dytë “113”, me regji të Xhoslin Ramës, një komedi, që flet për një vajzë të shëndetshme, e cila bie viktimë e informacioneve të pafundme të rrjeteve sociale e televizioneve, duke kundërshtuar njëra-tjetrën. Gjatë përpjekjeve për të gjetur vetveten, humbet identitetin. Edhe pse komedi, nje temë e mprehtë dhe aspak e panjohur për nxënësit që e ndoqën dhe e diskutuan gjatë në fund të tij. Ndërkohë , një film tjetër me titullin “Ana” dhe me regji të regjia Ajola Dajës, u bë sërish objekt diskutimesh aktive dhe energjike mes nxënësve dhe vetë regjisores për subjektin e filmit. Ana është një mësuese, që ka krijuar lidhje me një nga nxënësit e saj ndërkohë që bashkëjeton me partnerin e saj. Dy meshkuj të ndryshëm në karaktere dhe stile jetese, autorja i vë përballë Anës, për ta kushtëzuar drejt nevojës për të zgjedhur njërën nga të dyja lidhjet e saj. Kë do zgjedhë në fund? djalin që bashkëjeton. Ky film u ndoq nga juria e nxënësve të shkollave të mesme dhe ndezi debate të forta mes tyre.

23 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Kulturë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar