IBRAHIMI: Përçarja brenda BESËS e inskenuar, pas Kongresit dalim më të fuqishëm

IBRAHIMI: Përçarja brenda BESËS e inskenuar, pas Kongresit dalim më të fuqishëm
Loading...

Përçarjet brenda Lëvizjes BESA janë të inskenuara dhe kanë për qëllim eliminimin e opozitës së mirëfilltë shqiptare në Maqedoni. Kështu thotë për Medial.mk ish deputeti i kësaj partie Zeqirja Ibrahimi. Ai gjithashtu tha se pas Kongresit të partisë që planifikohet të mbahet muajin e ardhshëm ky “virus” që ka kapluar BESË-n do të pastrohet.

“Këtë do ta shohim në zgjedhje. Mendoj se elektorati i jonë ngadalë po e pastron mjegullnajën dhe po e kupton se kjo është një përçarje e inskenuar diku tjetër, por që për fat të mirë nuk u doli hesapi mirë. Jam i sigurt se BESA do të dalë më e fuqishme nga ky grip. Kur të dalë pranvera dhe të ngrihet mjegulla, gjithçka do të duket qartë”, shprehet Ibrahimi.

Ibrahimi nuk përjashton mundësinë të organizohet edhe Kongres paralel nga kryetari i shkarkuar Bilall Kasami, por ai nuk do të jetë asgjë tjetër përveç se një tubim me përkrahësit e tij.

“Në muajin e ardhshëm do të organizohet një Kongres i Lëvizjes BESA, për të cilin ka vendosur Këshilli qendror i Lëvizjes BESA. Unë nuk e përjashtoj të organizohen edhe tubime të tjera dhe të quhen si të duan, por unë ju flas se me vendim të shumicës absolute të Këshillit qendror muajin tjetër do të organizohet Kongresi i Lëvizjes BESA”, deklaroi për Medial.mk, Zeqirja Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit është e vërtetë se në Lëvizjen BESA ka dy krahë dhe që të dytë janë të Tetovës, pasi edhe ish kryetari Bilall Kasami edhe ushtruesi i detyrës kryetar partie Nexhbedin Kahremani janë nga Tetova.

“Nëse flasim me gjuhën e ‘krahëve’, atëherë janë dy krahë të Tetovës. Ushtruesi i detyrës kryetar i Lëvizjes BESA është po ashtu nga Tetova. Në BESË ka vetëm një rrugë dhe një vijë, ajo është vija e artikulimit identitar të shqiptarit të Maqedonisë, është vija e përfaqësimit autentik, autokton dhe autonom. Është kërkesa për RIDEFINIMIN e Maqedonisë dhe korrigjimin e definicioneve të gabuara për shtetin, definicione këto që e kanë bërë Maqedoninë shtet asimetrik mes shoqërisë dhe shtetit. Kjo është BESA në të cilën jam unë dhe shumica e njerëzve në BESË. Mbase ky qëndrim është arsyeja që po e paguajmë këtë çmim”, nënvizon Ibrahimi.

Ai nuk deshi të komentojë për personat që e mbajnë veten në BESË e që sipas tij mendjen e kanë diku tjetër, pasi ata i njeh mirë opinioni se cila është vija e tyre.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar