Infosoft Systems DAY bën bashkë prodhuesit më të mëdhenjë botëror të teknologjisë informative

Infosoft Systems DAY bën bashkë prodhuesit më të mëdhenjë botëror të teknologjisë informative
Loading...
Fokus i yni si Infosoft Systems eshte investimi ne
kapacitetet njerezore profesionale dhe forcimi i partneritetit tonë me prodhuesit me te
medhenje boteror te teknologjise, pasi edhe moto jone eshte më mirë sebashku”.​
3
Të rejat më të fundit teknologjike, i prezantoi Andrej Petreski, udhëheqës për Kosovë dhe
Maqedoni nga prodhuesi CISCO. “Tash është krijuar mundësia për të punuar jo vetëm nga
shtëpia apo zyra. Tash mund të punosh nga çdo vend. Besojmë se kjo ka krijuar mjaftë lehtësira
për njerëzit”. Z. Petreski tha se ideja e CISCO-s ishte qe të krijohet platforma që siguron
kompanitë me zgjidhje të rrjetit dhe sigurisë së internetit që ata të operojnë në mënyrë të
sigurt. Sipas tij, CISCO ka mundësuar që kompani të ndryshme të punojnë pa pasur frikë që
sistemet e tyre do të sulmohen nga hakerët.

Tomas Vincek dhe Peter Loncarevic nga kompania IBM, i produktet e tyre inovative. ​
“Ne kemi arritur të krijojmë një kompjuter me memorie 2020 GB (Gigabyte). Ju mund ta
imagjinoni që është shumë e shpejtë, për dallim nga e vjetra, e cila kishte 64 GB. Do të thotë që
ne kemi krijuar diçka të madhe për fuqinë e internetit. Sistemi jonë i proceson të dhënat shumë
më shpejt dhe në një kohë të shkurtër, ku organizata të ndryshme të inteligjencës e kanë marrë
këtë pajisje.”
2
Perfaqesuesit nga HPE, Stojche Dimov dhe Radoslav Georgiev thanë se kanë arritur ta krijojnë
një kompjuter shumë të avancuar.
“Ne kemi krijuar një strategji për ruajtjen e të dhënave nga një memorie shumë e vogël në një
memorie shumë të fortë. Ajo do të ndërtoj një siguri për të dhënat e kompjuterit. Diçka speciale
sa i përket ruajtjes dhe sigurisë së tyre, pasi që ne duhet të arrijmë t’i kënaqim konsumatorët
tonë”.

Përfaqësuesi i VMware, Nenad Aleksic tha se në dy vitet e ardhshme nuk do të ketë më
platforma të fshehta, si puna e uebsajteve, ku konsumatorët do të ndiheshin të sigurt në
përdorimin e kompjuterit. “Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të ndërtojmë një
hyperviser që do ta rregulloj kompjuterin dhe rrjetin tuaj nga servisi në shtëpinë tuaj. Është
diçka që do të rregullohet live në ekranin tuaj.
4
Përfaqësuesi nga kompania “DELL EMC”, Jovan Pahcevski tha se kanë arritur t’i rregullojnë
prishjet e baterive përmes internetit, zbulim ky që e hap një “etap të re” në fushën e

teknologjisë. “Pos kësaj ne kemi arritur të krijojmë partneritet edhe me IT-të në mënyrë që ne t’i
ruajmë pajisjet tona nga ndërhyrjet e jashtme dhe që konsumatorët të ndahen të kënaqur me
kompaninë dhe produktet tona”, tha z. Pahcevski.

Ne nje tryeze te moderuar nga Infosoft Systems, perfaqesuesit e brendeve më të njohura
teknologjike si CISCO, IBM, HPE, VMware dhe DELL EMC vazhduan me prezantimin e të
arriturave të tyre në një diskutim të hapur.
download
Kjo ngjarje e cila u organizua ne mjediset e Qendres se Trajnimeve te ProCredit Bank ne Prevalle
te Prizrenit dhe me pjesemarrjen e profesionisteve te teknologjise nga institucionet qeveritare,
sektori bankare dhe organizatat nderkombetare prezente ne Kosove u cilesua si ngjarja me e
mire e organizuar ne Kosove ne fushen e IT-se.

/artikull i sponzorizuar

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Teknologji

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar