( Intervista e plotë për Radio Evropa e Lirë)  AFRIM GASHI: BESA DO TË JETË OPSIONI I PARË I SHQIPTARËVE

( Intervista e plotë për Radio Evropa e Lirë)  AFRIM GASHI: BESA DO TË JETË OPSIONI I PARË I SHQIPTARËVE
Loading...

 

 

 

 

Gashi: Besa do të bëhet opsioni i parë i shqiptarëve

Me ndarjen e Besës jemi të zhgënjyer edhe ne, por edhe qytetarët. Por, nëse tregojmë rezultate të mira me punën tonë në Qeveri, Besa do të bëhet opsioni i parë i shqiptarëve, thotë Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes Besa, në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë. Gashi thotë se bashkëpunimi me BDI-në në qeveri do të jetë i vështirë dhe shpreson që partia e tyre së shpejti do të ketë rritje në Parlament.

 

  1. Gashi, cili do të jetë roli i Besës në koalicionin qeveritar? A do të veproni si korrektues i pushtetit, kur do të bëjë gabime, apo do të jepni dritë të gjelbër për të gjitha vendimet ligjore të qeverisë?

Duhet të prisni që Besa të vazhdojë të flasë dhe të punojë ashtu siç ka folur dhe ka punuar për tre-katër vitet e mëparshme. Do të përpiqemi të dëshmojmë profesionalizëm, vlera të larta morale në shoqëri dhe barazi ndaj të gjithëve, për të mosdiskriminuar në asnjë bazë. Ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë duhet të jetë ministër i të gjithë qytetarëve. Na është besuar resori i kulturës dhe ne do të përpiqemi që ministri jonë dhe njerëzit tanë atje të jenë gjithëpërfshirës, për të punuar për të mirën e të gjithë qytetarëve.

 

Sa u përket deputetëve, a jeni duke qëndruar në këto tre apo mund të bashkohen edhe dy të tjerët?

Ne do të dëshironim që grupi ynë parlamentar të rritet. Ne jemi të hapur për të gjithë deputetët që mendojnë dhe besojnë në parimet tona që i kemi shpallur publikisht. Nëse ata deputetë, që për një moment menduan se kjo nuk është përgjigja më e mirë, sot, nëse mendojnë ndryshe, patjetër që dyert tona janë të hapura?

 

Çfarë prisni të jetë bashkëpunimi juaj me BDI në atë koalicion? A ka vend për kompromise?

Do të jetë shumë e vështirë. Ne besojmë se ata do të bëjnë gjithçka për të na penguar. Sidoqoftë, ky mund të jetë paragjykimi im. Dëshiroj që mos të jetë i vërtetë. Do të doja që të gjithë ta bëjnë punën e tyre. Ne drejtojmë Ministrinë e Kulturës, por me siguri do të jemi të pranishëm edhe në ministri të tjera me nivele më të ulëta. Duam ta zbatojmë atë që e kemi thënë: nuk duam të përballemi me asnjërin. Qasja jonë ndaj BDI-së dhe ndaj LSDM-së është, pak a shumë, e këtillë: ne nuk jemi në gjendje t’i kritikojmë, por kemi një mundësi shumë të madhe për të treguar se ne jemi shumë më të mirë se ata.

 

A mendoni ende se Besa nga opsioni i tretë do të bëhet zgjedhja e parë e votës shqiptare? Sepse duket se ka një zhgënjim të madh në mesin e shqiptarëve, veçanërisht pasi është ndarë Besa.

Po, pajtohem me këtë. Të gjithë ishim të zhgënjyer. Madje, ne që ishim udhëheqës të subjektit, ishim më të zhgënjyerit. Ne nuk prisnim sulme të tilla, të kombinuara si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, por ajo tashmë mbetet në histori. Unë jam shumë optimist, sepse për një kohë relativisht të shkurtër kemi arritur ta marrim veten dhe të qëndrojmë në këmbë. Në një farë mënyre jam i kënaqur që ata që mbetën besnikë ndaj idesë, njerëzit më të mirë të subjektit dhe të strukturës sonë, mbetën me ne dhe për këtë jam optimist se, nëse tregojmë rezultate të mira me pjesëmarrjen tonë në Qeveri, jam optimist se edhe Besa do të bëhet opsioni i parë i shqiptarëve.

 

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar