Ish-strukturat e RDK-së nga Kumanova dhe Gostivari kërkojnë distancim nga Fadil Zendeli!

Ish-strukturat e RDK-së nga Kumanova dhe Gostivari kërkojnë distancim nga Fadil Zendeli!
Loading...

Pas shkatërrimit që ndodhi ditë më parë me klanin Llërcë, ku Kasami i tradhtoi edhe njëherë strukturat dhe aktivistët partiakë, ish strukturat e RDK-së në degën e Kumanovës dhe të Gostivarit kanë kërkuar që edhe deputeti Fadil Zendeli nga ky moment të distancohet nga klani i Llërcës. Të revoltuarit e strukturave të RDK-së nga të dyja degët kërkojnë nga deputeti Fadil Zendeli që sa më shpejt t’i largohet klanit në fjalë, ngase i shkatërroi vlerat dhe qëllimin politik të ekzistencës së Rilindjes Demokratike Kombëtare.
Vlen të theksohet se dy deputetët të cilët ishin pranë fraksionit të Kasamit, pra Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, vinin nga ish-strukturat e RDK-së, parti kjo me të cilën Lëvizja BESA në zgjedhjet e fundit parlamentare 2016 bëri koalicion parazgjedhor të njohur si “Rilindje me BESË”.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar