Ja çfarë do të bëjë Asaf Ademi për librin shqip!

Ja çfarë do të bëjë Asaf Ademi për librin shqip!
Loading...

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, i cili vjen nga radhët e Lëvizjes BESA, pritet që të sjellë shumë risi për librin shqip që nga momenti i marrjes së detyrës së re. Javë më parë nëpër disa portale shqiptare ishte shkruar se shumë personalitete të kulturës shqiptare, publicistë, shkrimtarë e artistë shqiptarë, ishin gëzuar shumë se më në fund shqiptarët pas shumë viteve do të udhëheqin me dikasterin e Kulturës. Lajm i mirë për ta është kuadri që do të udhëheqë me Ministrinë e Kulturës, Asaf Ademin. Shpresa e tyre është se ai do të jetë ministri më i dalluar për nga profesionalizmi, menaxhimi dhe risitë që do t’i sjellë veçmas për librin shqip.
Sipas informacioneve jozyrtare brenda Lëvizjes BESA, marrim vesh se partia e Afrim Gashit është në përgatitje e sipër të shumë projekteve kulturore për avancimin e jetës kulturore në vend, veçanërisht për avancimin e kulturës shqiptare, si hapja e shtëpive të reja të kulturës, , hapja e bibliotekave për në qytetet me shumicë shqiptare, ngritja e bibliotekave të reja digjitale, botimet shqipe, festivalet poetike, filmime e teatrale etj. Sipas po të njëjtit burim marrim vesh se Lëvizja Besa është në përgatitje të veçantë për botimin e veprave të letërsisë shqiptare të shkrimtarëve nga Maqedonia.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar