Ja mbas sa kohësh shqiptarët e marrin Ministrinë e Kulturës!

Ja mbas sa kohësh shqiptarët e marrin Ministrinë e Kulturës!
Loading...

A e dini se nga cili vit shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë udhëhequr me Ministrinë e Kulturës? – besoj që shumë kush nga ata të cilët lexojnë lajme ditore nëpër portale të ndryshme dhe gazeta nuk e dinë këtë përgjigje. Është për tu ardhur keq se si politikanët shqiptarë që kanë qenë pjesë e qeverive të ndryshme nuk kanë shprehur interesim në avancimin e çështjes dhe kulturës shqiptare. Hera e fundit që shqiptarët kanë udhëhequr me dikasterin e kulturës ka qenë viti 2006, ku ministër ka qenë Arifhikmet Xhemaili nga radhët e PDSH-së. Sidoqoftë, pas më shumë se 12 viteve shqiptarët përsëri janë të gëzuar që Ministrinë e Kulturës do ta udhëheq një shqiptarë, i cili vjen nga Gostivari – personaliteti dhe profesionisti i dalluar, një menaxher i suksesshëm, emri i të cilit është Asaf Ademi i cili vjen nga radhët e BESËS. Shumë publicist dhe personalitete të kulturës shqiptare, presin që Asaf Ademi do të jetë ministri i cili do ta bëj dallimin nga të tjerët, duke e avancuar kulturën shqiptare në Maqedoni.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar