Jashanica tregon planet: Luaj në Belgjikë ose Rusi

Jashanica tregon planet: Luaj në Belgjikë ose Rusi
Loading...

Bajram Jashanica do të nisë nga stoli takimin e sotëm ndaj Dinamos së Kievit, pasi sapo është rikthyer nga një dëmtim që e la jashtë fushave për disa ditë. Qendërmbrojtësi kosovar shprehet optimist për takimin e sotëm, teksa bën thirrje për të kërkuar me qetësi fitoren.

“Duhet të luajmë me qetësi dhe të kujdesemi që të mos pësojmë, sepse jam i bindur që më pas do të vijë edhe goli. Nuk duhet të ngutemi dhe të lëmë hapësira mbrapa, sepse po pësuam të parët, do të vështirësohet gjithçka. Shanset për kualifikim janë të pakta, por ne do të tentojmë deri në fund”, tha qendërmbrojtësi i korçarëve.

Jashanica është futbollisti i radhës që pritet të largohet nga korçarët, ndoshta që në merkaton e janarit dhe një gjë të tillë e pranon vetë mbrojtësi korçar në një deklaratë për Supersport.

“Është e vërtetë që po negociohet mbi shitjen time, sepse të gjithë e duam një aventurë në Europë dhe nuk kam pse e fsheh. Është ende herët për të treguar emra, por besoj se klubi im i ardhshëm do të jetë në Rusi ose Belgjikë”, tregoi numri 5 i korçarëve.

23 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar