Joveski: Ekziston bazë për paraburgime të reja

Joveski: Ekziston bazë për paraburgime të reja
Loading...

Prokurori Publik, Lubomir Joveski mendon se pas aktpadisë së dorëzuar dje, ka bazë për masa të reja të paraburgimit për pjesë nga të akuzuarit në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill.

Joveski për DW, thekson se vendimi i Gjykatës Supreme para dy ditësh për paraburgimet, bazohet në ankesat në pjesën e hetimeve, kurse masat e reja janë kërkuar prej kur Porkuroria Publike zyrtarisht, ngriti akuza për 30 personat për ngjarjte e 27 prillit.

“Prokuroria konsideron se ekzistojnë baza për paraburgim. Për secilën nga masat e siguruara ka rrethana të veçanta të cilat vlerësohen – se a janë të punësuar personat, gjendja materiale e familjes, lidhjet e tyre me familjarët jashtë vendit…”, tha Joveski dhe potencoi se Prokuroria disponon me numër të mjaftueshëm të dëshmive që do ta dëshmojnë këtë aktakuzë para gjykatës.

Ndërsa Joveski nuk potencoi se cilat janë bazat për kërkesën e paraburgimit, por rrethanat sugjerojnë se te numri më i madh parandalohet mundësia nga ikja, gjegjësisht të sigurohet mundësia që ato të jenë të kapshëm gjatë kohës së procesit gjyqësor.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar