Juventusi vërteton forcën, ia shkakton humbjen e parë Napolit

Juventusi vërteton forcën, ia shkakton humbjen e parë Napolit
Loading...

‘Zonja e Vjetër’ ka arritur të kthehet me pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në ‘San Paolo’, duke mposhtur vendasit e Napolit me rezultat minimal 0-1.

Ashtu siç pritej, kjo ndeshje u karakterizua me emocione të mëdha, si në fushë ashtu edhe në tribuna.

Derisa lojtarët po jepnin maksimumin në fushë, tifozët e Napolit po mbështetnin skuadrën e tyre kundër rivalit kryesor për titull në Serie A.

Ajo mbështetje e madhe nuk mjaftoi pasi Juventusi ia doli ta fitojë ndeshjen me një gol të sulmuesit Higuain në minutën e 13’, i cili pasi shënoi nuk e pati problem të festojë para ish tifozëve të tij.

Pas 15 ndeshjeve, Napoli kryeson me 38 pikë, ku ndiqet nga Juventus me 37 dhe Interi me 36 pikë, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Lajmi.net/

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar