Kalaja e Krujës mbyll dyert në ditën e çlirimit të qytetit

Kalaja e Krujës mbyll dyert në ditën e çlirimit të qytetit
Loading...

Vizitorë nga Shqipëria dhe Kosova kthehen të zhgënjyer!

Kruja festoi ditën e çlirimit me kalanë e mbyllur. Në 27 nëntor të vitit 1443 Skënderbeu liroi kalanë e Krujës nga pushtuesit osman dhe në 28 nëntor të vitit 1443 ngriti në të flamurin, duke shpallur pavarësinë. Kjo datë e shënuar këtë vit e gjeti kalanë e mbyllur edhe pse vizitorët ishin të shumtë. Sipas rojës, kjo ditë e shënuar për qytetin dhe vlerat e tij historike -kulturore ishte vendosur pushim për stafin, ndaj nxënës të shumtë si dhe dhjetëra turistë nga Kosova e Shqipëria u kthyen mbrapsht me flamurin kuq e zi në dorë.

“Ne erdhëm për të parë muzeun në kalanë e Krujës, donim të shihnim emblemat e principatave dhe gjithçka që ofron brenda muzeu etnografik, por sot kalaja ishte mbyllur dhe nuk mundëm dot të vizitonim asgjë” u shpreh Vladimir Korriku, mësues i historisë në shkollën 9-vjeçare “Demokracia” të Mamurrasit. Nxënësit u shprehën të habitur nga kjo ngjarje pasi sipas tyre dita e pavarësisë së qytetit është një datë historike ndaj edhe kalaja duhet të ishte e hapur.

“Është hera e parë që ne sëbashku me mësuesin e historisë vizitojmë këtë kala. Është e çuditshme! Ajo sot duhet të ishte e hapur për vizitorët, pasi jemi në festat e nëntorit” u shpreh një nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Demokracia”. Dhjetëra vizitorë nga Kosova vizituan Krujën në këtë ditë të veçantë, por edhe këta të fundit nuk mundën dot të shihnin muzetë që ndodhen brenda kalasë. “Kemi ardhur nga Prishtina, jemi nisur herët në mëngjes, por kalaja qenka mbyllur . Është e çuditshme duhet të ishte hapur këto janë ditë festive dhe është normale që ka vizitorë nga të gjitha vendet ” u shpreh një qytetare nga Prishtina .


28 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Kulturë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar