Kërcënimi i Afrim Gashit me “nuk e duam këtë Maqedoni”, që këndelli opinionin vendas dhe atë ndërkombëtarë

Kërcënimi i Afrim Gashit me “nuk e duam këtë Maqedoni”, që këndelli opinionin vendas dhe atë ndërkombëtarë
Loading...

Në vitin 2015 në rrugët e Shkupit si asnjëherë më parë u valëvit flamuri shqiptar, e ku pjesëmarës ishin me mijëra protestues. Në tubimin e paraprë, fjalë pati edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi. “Edhe ne sot, të gjithë shqiptarët e Maqedonisë, jemi mbledhur tok në këtë shesh e përpara kësaj qeverie, që pa turp e drojë dhe duke qenë të bindur se jemi në të drejtën tonë historike, t’i themi këtij shteti: NUK E DUAM KËTË MAQEDONI. Nuk e duam këtë Maqedoni që shqiptarin e trajton si të keqe të domosdoshme. Nuk e duam këtë Maqedoni që na vret në Bit-Pazar, në Tetovë, në Brodec, në Radushë dhe, së fundi, në Kumanovë. Nuk e duam këtë Maqedoni që na gjykon në Sopot. Nuk e duam këtë Maqedoni që na gjykon me burg të përjetshëm si në rastin “Monstra”. Nuk e duam këtë Maqedoni që na përgjon dhe që përgjimet tona i përdor për kalkulime politike. Nuk e duam këtë Maqedoni ku njëra palë na përgjon, ndërsa pala tjetër i fsheh përgjimet që kanë të bëjnë me të vërtetën e diskriminimit tonë. Nuk e duam këtë Maqedoni që me emrin dhe të gjitha simbolet e saj është vetëm maqedonase. Nuk e duam këtë Maqedoni që me gjithë sistemin e saj shtetëror është në shërbim vetëm të kombit maqedonas. Ne jemi lodhur prej kësaj Maqedonie. Jemi lodhur duke pritur që maqedonasit të reflektojnë. Ne jemi të zhgënjyer krejt edhe nga përfaqësuesit tanë të deritanishëm shqiptarë që vetëm u kanë shërbyer maqedonasve për ta realizuar këtë diskriminim. Ne jemi zhgënjyer prej atyre që duan vetëm t’i lidhin flamurët shqiptarë dhe maqedonas, ndërsa vazhdojnë t’i trajtojnë shqiptarët si pronë të maqedonasve. Ne jemi mërzitur më duke mos e ditur saktë se çka jemi ne në Maqedoni: dikush na quan pakicë, dikush bashkësi etnike, dikush na dëshiron vetëm si qytetarë, ndërsa askush nuk na do si shqiptarë. Mjaft më! Nuk duam më këso Maqedonie!”, pati deklaruar mes tjerash Gashi në atë tubim. E kjo protestë ishte rruga prej ku u diktua rënia e një regjimi dhe u zgjua shpresa për të ardhmen euro – atlantike të Maqedonisë përmes një qeverie të re reformatore.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar