Këshilltarët që përkrahin Kasamin i bashkohen BDI-së në Çair (FOTO)

Këshilltarët që përkrahin Kasamin i bashkohen BDI-së në Çair (FOTO)
Loading...

Dy prej këshilltarëve të Lëvizjes BESA, të cilët janë përkrahës të kryetarit të shkarkuar Bilall Kasami, sot i janë bashkuar këshilltarëve të koalicionit BDI-LSDM për të zgjedhur kryesuesin e Këshillit Komunal të Çairit.

Në këtë post është zgjedhur Xhemile Mehmetin, e cila gjithashtu i takon grupit që e mbështet Kasamin.

Pas kësaj ka pasur reagime nga këshilltarët tjerë të Lëvizjes BESA, të cilët besojnë se këta këshilltarë tradhtuan idealet e Lëvizjes me të cilën siguruan ulëse në Kuvendin Komunal të Çairit.

Ndërkohë, për Mehmetin kanë votuar 9 këshilltarët e BDI-së, 4 të LSDM-së.

Mbledhjen e kanë lëshuar 6 këshilltarë të BESËS, 4 të VMRO-së dhe këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët. /SHENJA/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar