Këshilltari i BESËS në Qytetin e Shkupit, Ibush Jusufi: Të zgjidhet problemi me qentë endacakë

Këshilltari i BESËS në Qytetin e Shkupit, Ibush Jusufi: Të zgjidhet problemi me qentë endacakë
Loading...

Prania e madhe e qenve endacakë në rrugët e qytetit të Shkupit vazhdon t’i shqetësojë banorët, të cilët rrezikohen përditë edhe nga kafshimi, që përveç lëndimit mund të bart edhe sëmundje, por edhe nga ndonjë fatalitet akoma më i rëndë.
Nisur nga kjo, Lëvizja Besa reagon ashpër kundër mosmenaxhimit të qenve endacakë në qytetin e Shkupit, duke u vënë në mbrojtje të qytetarëve shkupjanë dhe mysafirëve të ndryshëm në Kryeqytet.
BESA u bën thirrje organeve kompetente të Qytetit të Shkupit që ta marrin seriozisht këtë problem dhe kjo çështje në afat sa më të shkurtër të zgjidhet me sukses. Gjithashtu i bëjmë thirrje edhe Qendrës për Menaxhimin e Qenve Endacakë “Vardarishte”, që ta kryejë punën e saj me sukses dhe mos të lejojë të reagojë kur të jetë vonë.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar