Kontrata e PD me kompaninë amerikane të lobimit, Prokuroria nis verifikimet

Kontrata e PD me kompaninë amerikane të lobimit, Prokuroria nis verifikimet
Loading...

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet lidhur me kontratën e Partisë Demnokratike me një kompani amerikane të lobimit. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se kanë nisur verifikimet për burimin e financimit. Vendimi i organit të akuzës vjen pas publikimit në media të disa dokumenteve që u pasua me denoncimin e Partisë Socialiste.

Të dhënat e publikuara në media tregojnë se pagesat për kompaninë e lobimit u bënë nëpërmjet dy kontratave të lidhura në fund të marsit nga Partia Demokratike dhe një kompani guackë e regjistruar në Skoci me emrin “Biniatta Trade LP”- të cilat kapin një vlerë totale prej 675 mijë USD dhe ku përfshihen tarifat mujore të firmës si dhe pagesat për shpenzimet e saj.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor.

Nëpërmjet këtyre pagesave të majme, “Stonington Strategies” ka kërkur dhe planifikuar takime për lidershipin demokrat me zyrtarë të stafit të presidentit amerikan, Donald Trump, anëtarë të Kongresit si dhe ka ndërmarrë kontakte në median amerikane – përfshirë një intervistë të kreut të PD-së, Lulzim Basha me portalin e “Breitbart News”.

24 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar