Kreu i FRPD takon kryeministrin e Austrisë: Model frymëzimi për çdo të ri europian

Kreu i FRPD takon kryeministrin e Austrisë: Model frymëzimi për çdo të ri europian
Loading...

Kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz garantoi Kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi për mbështetjen për Shqiperinë, Partinë Demokratike dhe FRPD, si pjesë e familjes europiane të PPE dhe YEPP, bëhet me dije në një njoftim për mediat të Partisë Demokratike.

Belind Këlliçi, bashkë me Sekretarin për Marrëdhëniet me Jashtë të FRPD, Besart Xhaferri, patën rastin ta takojmë kryeministrin austriak në kongresin e 26 të Junge ÖVP (Forumi Rinor i Partisë Popullore Austriake), që u mblodh për zgjedhjen e pasuesit të Sebastian Kurz, pas fitores së tij në zgjedhje.

Kryetari i FRPD e uroi kryeministrin Kurz për fitoren e zgjedhjeve dhe e falenderoi për mbeshtetjen qe i ka dhënë Shqiperisë gjatë mandatit të tij 4 vjeçar si Ministër i Jashtëm i Austrisë.

Kryeministri Kurz garantoi drejtuesit e FRPD se si shtet anëtar i BE, vëmendje të veçantë do të ketë ndaj politikave për të rinjtë, fuqizimit të tyre, si dhe krijimit të mundësive për arsimim dhe punësim.​

26 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar