Kryetari Gashi flet për BE-në në Prishtinë

Kryetari Gashi flet për BE-në në Prishtinë
Loading...

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, mori pjesë në konferencën “Integrimi i pjesërishëm apo i tërësishëm i Ballkanit Perëndimor në BE”, që ishte organizuar nga Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës me mbështetje të Fondaconit “Friedrich Ebert”. Në mesin e panelistëve të ndryshëm nga Shqipëria dhe Kosova, Kryetari Gashi foli për kapacitetet dhe mundësitë e dëshmuara të rajonit për integrim në BE. Ai foli edhe konkretisht se, nëse BE-ja kërkon përmbushjen me përpikëri të të gjitha standardeve për aderim në BE, kjo mbase nënkupton se ky rajon shumë vështirë ose gati e ka të pamundur t’i plotësojë ato dhe të bëhet pjesë e BE-së, sepse drejtuesit e deritanishëm politikë janë dëshmuar se nuk kanë vullnet dhe gatishmëri që t’i përmbushin ato Prandaj ai e theksoi për nevojën që edhe BE-ja të angazhohet më shumë për integrimin e këtij rajoni në BE, në mënyrë që të mos lërë vakum, që mund të keqpërdoret nga fuqi të tjera jo shumë dashamirëse për rajonin, e veçmas për shqiptarët.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar