Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në takim me strukturat e Tetovës (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në takim me strukturat e Tetovës (FOTO)
Loading...

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi bashkë me Sekretatin e Përgjithshëm të partisë, Skender Rexhepi-Zejd, kanë takuar strukturat dhe simpatizantët e BESËS në Tetovë. Në atmosferë miqësore dega e Lëvizjes BESA-Tetovë, u njoftuan për së afërmi për situatën aktuale politike, mundësin e hyrjes së BESËS në qeveri dhe nevojën e Maqedonisë për të qenë pjesë e familjes euro-atlantike. Skender Rexhepi – Zejd gjatë fjalimit të tij foli për nevojën e organizimit dhe strukturimit të fuqishëm që po shfaq LËVIZJA BESA në terren. Kryetari i BESËS z. Gashi, të pranishmëve ju drejtua me fjalë motivuese duke ju folur për idenë, misionin dhe vizionin e lëvizjes, ku pos tjerash shtoi se: ” idea dhe vizioni që ta vazhdojmë jetësimin e idealeve për shtet të barabartë duhet të vazhdoj, Maqedonia duhet të jetë shtet i barabartë për të gjithë dhe rruga jonë duhet të jetë rruga drejt familjes euro-atlantike, NATO dhe BE. Takime të këtilla kryetari Gashi, pritet ti realizoj ditëve në vijim edhe me degët tjera të kësaj lëvizje.

 

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar