Kur Talat Xhaferi i shërbente me mish e me shpirt VMRO-DPMNE-së: Votimi i Toni Naunovskit

Kur Talat Xhaferi i shërbente me mish e me shpirt VMRO-DPMNE-së: Votimi i Toni Naunovskit
Loading...

Lista me rastet kur Talat Xhaferi i shërbente me mish e me shpirt VMRO-DPMNE-së, apo më saktësisht personave në krye të kësaj partie, është tejet e gjatë. Në këtë listë, mund të gjenden raste nga më të ndryshmet, ku përfshihen edhe asistime indirekte, të tipit “po të kritikoj, që të të ndihmoj”, por edhe raste kur Xhaferi kryekëput i vihej në shërbim Gruevskit.

Personi i cili tanimë është kandidati më serioz për tu bërë Kryetar i Parlamentit, edhe atë si propozim i BDI-së, e i përkrahur nga LSDM-ja, përpos se ka qenë ministër në kabinetin e Gruevskit, ai në të kaluarën ka qenë edhe shef i grupit parlamentar të BDI-së, duke luajtur një rol vendimtar në votimin e shumë çështjeve në interes të VMRO-DPMNE-së dhe vetë Gruevskit.

Pikërisht Talat Xhaferi ishte shef i grupit parlamentar edhe kur zgjodhën anbanofobin Toni Naunovski për kryetar të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, me qëllimin e vetëm që të kënaqin epshet e VMRO-DPMNE-së. Talat Xhaferi jo vetëm që votoi “pro” Toni Naunovskit, por si shef i grupit parlamentar të BDI-së, ai ushtroi edhe presion ndaj deputetëve të tjerë të BDI-së, madje edhe duke i shantazhuar, vetëm e vetëm që të votojnë “pro” albanofobit Naunovski. Mund ta paramendoni me çka ka qenë dhe është i shantazhuar e i kapur Talat Xhaferi, kur ka shantazhuar deputetët e tij në interes të Gruevskit dhe VMRO-së.

Atëkohë, deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, pati denoncuar se votat e BDI-së për të zgjedhur Toni Naunovskin kryetar të Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, janë dhënë me detyrim.

“Çdo tentim i imi hasi në pengesa, kundërshtime dhe goditje të ulëta. Më sajuan afera, më prodhuan skenare, e nxisnin strukturën kundër meje. Na detyruan madje ta votojmë edhe Toni Naunovskin, sepse sigurisht që dikujt ia kanë pasur për borxh”, shkroi në profilin e saj në Facebook, Ermira Mehmeti.

Përpos Ermira Mehmetit, Talat Xhaferi pati detyruar edhe 11 deputetë tjerë të partisë së tij që t’i shërbejnë Gruevskit. Ishte Rafis Aliti, deputeti i vetëm i BDI-së, i cili votoi kundër,duke theksuar se Naunovski nuk ka qasje nacionaliste por Shoveniste.

Sa për të rikujtuar opinion, ju sjellim vetëm një fjali labanofobit Toni Naunovski, të botuar në një kolumnë në të përditshmen maqedonase “Dnevnik”, të titulluar “Dyfytyrësia e BE-së ndaj popullit maqedonas”.

“Përkujtoni rastin kur disa egërsira fashistë shqiptarëmëdhenj kanë hyrë në fshatin tonë dhe fizikisht kanë sulmuar maqedonasit për atë se janë Maqedonas”, pati shkruar Naunovski, i cili u bë kryetar i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi, falë shantazheve të Talat Xhaferit ndaj bashkëpartiakëve të tij.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar