Kush është Asaf Ademi?

Kush është Asaf Ademi?
Loading...

Ministri i ri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi, është i lindur në vitin 1980 në Gostivar. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në Gostivar. Në vitin 2002 ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Aktualisht është në studimet master në Shkup, në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”. Në vitin 2003 u angazhua në detyrën konsultat në departamentin e implementimeve për projekte, në Komunën e Gostivarit. Në vitin 2005, gjithashtu në Komunën e Gostivarit, u emëruar udhëheqës i njësisë për Zhvillim ekonomik lokal, ku më pas – në vitin 2007 – u emërua udhëheqës i sektorit për Urbanizëm në Komunën e Gostivarit, ku qëndroi deri në vitin 2009. Në vitet 2009-2013 Asaf Ademi ka shërbyer si ambasador i Maqedonisë në Danimarkë. Pas përfundimit të mandatit si ambasador, Ademi në vitin 2013 bëhet menaxher i kompanisë prestigjioze të teknologjisë “INSCALE GLOBAL”, një detyrë të cilën edhe aktualisht vazhdon ta bëjë.
Ai ka qenë pjesëmarrës i shumë projekteve ndërkombëtare, siç janë: UNDP, United Nations Europian Youth Leadership Summit, Wienna, Austria; МААSP, Regional development in Puglia, Bari, Italy; UNDP, Coordinatorof MDG related project saimed to support Human Rights Based Approach (HRBA) in povertyr eduction; LOPAD (Local Public Administration Development Project in R.M.) in cooperation with the Embassyof the Dutch Kingdom, ZELS, VNG Internationaland IEUP (International Expertsof Urban Planning) with the topic: “The participation of citizens in the processof urban planning” ; EAR (European Agency for Reconstruction), “Human resource management”; Inter-Ethnic Project (IPG), “The corruption at closequarters”; USAID, “Тhe Balkan Trust for Democracy Builds in Southeastern Europe “; GTZ (Deutsche Gesellschaftfür Technische Zusammenarbeit) with the theme: “Systemsof Urban Planning in areaswithsustainableeconomicgrowth”. Janë këto projekte ndërkombëtare për planifikim urban, për menaxhim me burime njerëzore etj. Eksperienca mbi 15-vjeçare nëpër projektet ndërkombëtare, Asaf Ademin e ka bërë një ndër menaxherët më të suksesshëm në vend, ndërsa detyra e ministrit i njihet pikërisht për shkak të këtyre aftësive menaxhuese. Zaten, roli i ministrave është pikërisht menaxhimi i suksesshëm.
Asaf Ademi është njohës i disa gjuhëve, si: maqedonisht, anglisht, turqisht, serbo-kroatisht dhe danisht. Në zgjedhjet e fundit lokale 2017 ai ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Gostivarit nga radhët e Lëvizjes BESA.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar