Kush ia dha flakareshat Visar Ganiut – cila bandë nga Çairi rrahu Visar Ganiu?

Kush ia dha flakareshat Visar Ganiut – cila bandë nga Çairi rrahu Visar Ganiu?
Loading...

 

Sipas informatave jozyrtare të cilat dëshirojnë të mbeten anonim brenda komunës Çair, kryetari i komunës Visar Ganiu, është rrahur nga bandat e BDI-së dhe fraksionet e ndryshme në këtë degë, duke kërkuar nga ai që të heshtë dhe mos të jep asnjë deklaratë në organet e policisë. Gjithë kjo katrahurë që një kohë të gjatë po përjetohet brenda strukturave të BDI-së dega Çair, personat e paidentifikuar të njërës nga fraksionet e degës Çair, kanë rrahur kryetarin e komunës duke e tërhequr zvarrë nëpër korridoret e komunës. Rrahjet dhe vrasjet midis fraksioneve të BDI-së nëpër disa degë të saj aspak nuk kanë të ndalur, pas vrasjeve mes funksionarëve të BDI-së në degën e Kumanovës, pas shumë rrahjeve dhe përleshjeve nëpër degët e Tetovës dhe Gostivarit, rrahjet dhe tërheqjet zvarrë të funksionarëve të kësaj partie ndodhën edhe në degën e Çairit, ku një kohë të gjatë kishte paralajmërime se kjo degë është para përçarjes së madhe në 4 fraksione. Deri më tani, askush nga dega e Çairit në BDI nuk është prononcuar për këtë ngjarje, ku sipas asaj që thuhet kjo heshtje lë të nënkuptohet diçka ka ndodhur, derisa asnjë fraksion brenda kësaj partie është në heshtje totale – pas Visarit a thua vallë kush e ka radhën të rrihet?

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar