Loading...
Roma kërkon një përforcim nga Manchester United.
“Corriere dello Sport” raporton se klubi italian është i gatshëm të paguajë rreth 20 milionë euro për blerjen e mbrojtësit Matteo Darmian.
Reprezentuesi italian mund të rikthehet në Serie A ku luajti me sukses te skuadra e Torinos, përcjell “lajmi.net”.
Darmian ka luajtur shpeshherë si titullar te “Red Devils”, por mund të largohet nga klubi anglez në fillim të vitit 2018, ose pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/
Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport