Lëvizja Besa – Dega Tetovë: E përkrahim portestën kundër kazinosë në Reçicë të Vogël

Lëvizja Besa – Dega Tetovë: E përkrahim portestën kundër kazinosë në Reçicë të Vogël
Loading...

Lëvizja Besa – Dega Tetovë e njofton opinionin publik, anëtarësinë dhe simpatizantët e saj se e përkrah fuqishëm protestën e paralajmëruar për më 04.05.2018 (e premte) në Reçicë të Vogël kundër hapjes së kazinosë në atë vendbanim.
Me këtë rast i ftojmë të gjithë qytetarët e këtij rajoni që t’i bashkohen kësaj proteste dhe të marrin pjesë në shprehjen e pakënaqësisë kundër kësaj dukurie, e cila morri hov veçmas gjatë qeverisjes VMRO-BDI.
Fakti se vetëm në Tetovë funksionojnë pa kritere mbi 50 kazino dhe dyfish më shumë bastore, nuk flet vetëm për gjenden e rënduar sociale dhe varfërinë, por është dëshmi edhe e intencës për varfërimin moral të popullit tonë.
Për këto arsye Lëvizja Besa – Dega Tetovë, pavarësisht çmimit, nuk e ka ndërmend të ndalet në betejën kundër këtyre dukurive dhe anomalive shoqërore, që bien ndesh me vlerat dhe traditën e popullit tonë.
Nisur nga kjo, Lëvizja Besa njëkohësisht kërkon që ky problem të zgjidhet duke ndryshuar rregullativën ekzistuese ligjore, përkatësisht duke e bërë atë shumë më restriktive, si dhe duke rishqyrtuar lejet e dhëna për të gjitha kazinotë dhe bastoret, jo vetëm në Tetove, por në gjithë territorin e Maqedonisë.

Tetovë, 3 maj 2018                   Dr. Sulejman Odai, kryetar i degës

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar