Lëvizja BESA: Familja është kujtesa kolektive e kombit

Lëvizja BESA: Familja është kujtesa kolektive e kombit
Loading...

Lëvizja BESA dhe kryetari i saj Afrim Gashi, konform edhe përcaktimeve programore të miratuara në Kongresin e Parë të Lëvizjes BESA, sot në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, vë në spikamë rolin e madh që ka celula familjare për shoqërinë.

Meqë BESA është një organizatë e djathtë, interesi për familjen është ndër pikat parësore të angazhimit të saj dhe ajo konsideron se veçmas sot është shumë e rëndësishme që gjithë shoqëria të jetë e fokusuar në mbrojtjen dhe afirmimin e familjes. Ndonëse BESA nuk ia imponon asnjë kombi dhe asnjë etnie se çfarë ajo nënkupton me familjen, dëshiron që edhe neve si shoqëri të respektohemi dhe askush të mos na e imponojë matricën e familjes, sepse ne mendojmë se bashkësia burrë-grua, e bekuar edhe me ceremoni metafizike, paraqet një ministrukturë shoqërore, që jo vetëm e garanton qëndrueshmërinë e llojit njerëzor, kjo përmes natalitetit, por edhe mundëson përçimin e vlerave kulturore, shpirtërore, si dhe të dimensioneve humane të jetës. Për BESËN roli i gruas si nënë në kuadër të familjes është në nivel të shenjtërisë, jo vetëm për shkak se ajo arrin të lindë njeri, por edhe për arsye se ajo është qenia e vetme që mund ta mbjellë dhe mëkojë dashurinë për familjen, për gjuhën, për kombin, për atdheun dhe për njerëzimin. Përveç kësaj, për neve familja është si një neuron ku ruhet kujtesa kolektive e kombit, ku ndërtohet psikologjia e kombit dhe ku sistemohen vlerat e përgjithshme njerëzore.

Në këtë drejtim Lëvizja BESA është e shqetësuar kur sot shfaqen prirje që e lëkundin identitetin e familjes tradicionale, që madje shkojnë deri aty sa edhe martesën tradicionale ta shpallin si prapambeturi dhe të kërkojnë forma të tjera të institucionalizimit të martesës.

Duke qenë një parti që beson në vlerat pluraliste europiane, ku kjo qasje gjen aleatë dhe bashkëpunëtorë të shumtë, si dhe në frymë të lirisë së mendimit, që i garantohet secilës qenie njerëzore, por edhe organizatave politike e jopolitike, Lëvizja BESA beson thellë se edhe mbrojtja e familjes është një virtyt europian dhe qytetërimor dhe, konform kësaj, vendosja e kësaj date si Ditë Ndërkombëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara është vlerësimi më i madh që bota e qytetëruar i bën familjes. Ne i bashkohemi këtij vlerësimi dhe do të vazhdojmë të punojmë për familjen, në kuptimin tradicional të saj, si dhe për mbrojtjen dhe afirmimin e vlerave që ajo i përcjell.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar