Lëvizja BESA: Kryetari Gashi realizoi takim me përfaqësuesit e sektorit të teknologjisë informative

Lëvizja BESA: Kryetari Gashi realizoi takim me përfaqësuesit e sektorit të teknologjisë informative
Loading...

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (MASIT). Ky takim u realizua me qëllim të shkëmbimit të ideve dhe mundësisë për zhvillimin e këtij sektori, i cili me mbështetjen dhe stimulimin e duhur mund të gjenerojë zhvillim të kënaqshëm ekonomik. Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për pasojat negative që mund t’i ketë implementimi i tatimit progresiv mbi këtë sektor, si dhe mbi emigrimin e fuqisë së kualifikuar punëtore, fenomen që e tangon shumë këtë sektor.

Kryetari Gashi u shpreh i gatshëm për ndërtimin e një partneriteti me sektorin e biznesit në përgjithësi, e me sektorin e teknologjisë informative në veçanti, kjo si një mundësi e mirë për të gjeneruar zhvillim dhe për të krijuar kushte që të rinjtë të mos e braktisin vendin.

Oda Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (MASIT) është një rrjet serioz i kompanive nga sfera e teknologjisë informative me kontribut të rëndësishëm në ekonominë e vendit.

Shkup, 02.05.2018                                                                 Lëvizja BESA

                                                                                                Zyra për Informim

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar