Lëvizja BESA: Libri, megjithatë, mbetet burimi i vetëm i dijes

Lëvizja BESA: Libri, megjithatë, mbetet burimi i vetëm i dijes
Loading...

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Librit, të gjithëve na bie ta përkujtojmë këtë si moment reflektimi për rolin që ka libri në një shoqëri dhe ta rikujtojmë faktin se, përkundër zhvillimit marramendës teknologjik, përsëri burimi i vetëm i dijes mbetet libri.

Duke vlerësuar këtë, Lëvizja BESA konstaton se, për fat të keq, shoqëria jonë akoma nuk është një shoqëri e librit dhe bibliotekave, ndërsa dëshmi për këtë janë panairet e zbehta të librit, kjo në krahasim me botën e qytetëruar, botuesit e paktë dhe të pambështetur, por edhe bibliotekat e mirëfillta, që na mungojnë gati se në secilin qytet.

E, kur jemi këtu nuk mund të mos e përmendim lajmin e hidhur se institucionet e shtetit vazhdojnë të kenë qasje diskriminuese ndaj librit, veçmas ndaj librit shqip, ndërsa këtë e dëshmojnë programet vjetore të Ministrisë së Kulturës. Kur kësaj i shtohet edhe pakujdesia për cilësinë e librave, mungesa e librave klasike të kulturës, artit, filozofisë, letërsisë botërore e shqiptare, mund të konstatojmë se relacioni jonë me librin nuk është në akord të mbarë dhe, për më tepër, kjo gjendje është një alarm se cila duhet të jetë udha jonë në drejtim të afirmimit të dijes.

Rrjedhimisht, duke qenë parti politike me synim që të jetë edhe pjesë e ekzekutivit, Lëvizja BESA rikonfirmon se ajo synon që suksesin e saj nesër ta matë me botimet shqipe në Maqedoni. Aq më shumë që, edhe përskaj zbulimeve të shumta, libri ka mbetur mënyra e vetme e qytetërimit të kombeve dhe për këtë arsye përkushtimi jonë për librin mbetet në piedestalin më të lartë të fokusit politik.

 

 

Shkup, 23.04.2018                                                 Lëvizja BESA

Afrim Gashi, kryetar

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar