Lëvizja Besa: Reforma në arsim – PO, Cilësi në arsim – JO?!

Lëvizja Besa: Reforma në arsim – PO, Cilësi në arsim – JO?!
Loading...

Shkup, 11 prill – Kohën e fundit po proklamohen ndryshime / reforma në fushë të arsimit. A do të kemi një arsim më cilësor? Kjo është një pyetje që i brengos shumicën e qytetarëve të Maqedonisë. Meqë, me sistemin arsimor i cili realizohet në vend, sipas të gjitha hulumtimeve ndërkombëtare (Qendra Ndërkombëtare për Hulumtimin e cilësisë në arsim – Piza) dhe atyre vendore, Maqedonia është ndër shtetet që renditet në fund për nga cilësia e arsimit. Jo vetëm kjo, ky sistem arsimor dhe mënyra e realizimit të procesit edukativo-arsimor prodhon nxënës / studentë të papërgatitur me kompetenca jo mjaftueshëm të arritura, prindër të pakënaqur dhe punonjës të arsimit të pakënaqur, thotë prof. dr. Lulzim Aliu, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, duke folur për reformat e paralajmruar në arsim, transmeton Zhurnal.
“Nga kjo çfarë ndërmerret tani, sigurisht që do të ketë reforma në fushën e arsimit. Meqë po përpilohet Strategji e re nacionale për arsim, sillet Ligj i ri për arsimin fillor, të mesëm e të lartë, por kjo përsëri nuk do të prodhoj arsim cilësor. Arsim të reformuar – po, por arsim cilësor – jo. Nëse analizojmë se ku parashihen ndryshime, do të vërejmë se me strategjinë e re dhe me ligjet e reja, ndryshimet do të ndodhin në ciklin e ulët të arsimit fillor (klasa e I – V) dhe në arsimin e lartë (universitetet). Nuk parashihen ndryshime dhe reforma në mësimin lëndor të ciklit të ulët (klasa e VI – IX) dhe në arsimin e mesëm. Fillohet me fëmijët e vegjël dhe shkëputet vazhdimësia në moshën kur ata janë në gjendje për t’u zhvilluar dhe për të kuptuar më shumë, deri në moshën e pjekurisë (shkolla e mesme), për të vazhduar më tej studimet që kanë rënë jashtëzakonisht shumë në cilësinë e kuadrit që prodhohet në institucionet e larta arsimore. Studentë që nuk kanë janë të aftë të kryejnë veprimtarinë për të cilën kanë studiuar. Ndryshimet e parapara në ciklin e ulët të arsimit fillore kanë të bëjnë me grumbullimin e lëndëve të arteve dhe të arsimit fizik në një lëndë të vetme, disa lëndë që kanë të bëjnë me natyrën, shoqërinë, njohjen e mjedisit, po ashtu në një lëndë të vetme, dhe në këtë formë thuhet se është zvogëluar numri i lëndëve që do të realizohen në ciklin e ulët të arsimit fillor”, thekson Aliu.
Sipas tij, edhe ky model arsimor do të vazhdoj të prodhoj pakënaqësi. Nuk mund të priten rezultate pozitive (të larta), nëse ata të cilët duhet të bëjnë ndryshim (reformën) janë të pakënaqur – nuk paguhen mjaftueshëm për punën të cilën e kryejnë. Profesioni i mësimdhënësit është ndër profesionet më pak të paguara në vend. Punë / profesion që neglizhohet edhe nga kjo Qeveri.
“Lidhur me reformat e proklamuara në arsim do të përmend një thënie të Ajnshtajnit: “Mos prisni rezultat të ndryshëm, kur bëni eksperimentin e njëjtë”. Edhe kjo Qeveri me eksperimentin e njëjtë (të njëjtit njerëz që përpiluan strategjinë e arsimit gjatë qeverisjes së mëparshme, me të njëjtin vizion) le të mos presë rezultat tjetër”, nënvizon Aliu.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar