Lëvizja BESA takime me strukturat në Saraj, Studeniçan, Shuto Orizare dhe Vrapçisht (FOTO) 

Lëvizja BESA takime me strukturat në Saraj, Studeniçan, Shuto Orizare dhe Vrapçisht (FOTO) 
Loading...

Lëvizja BESA ka filluar takime të gjithëanshme me të gjitha strukturat e saj, për të bashkëbiseduar për nga afër me BESAtarët dhe shqiptarët për hallet dhe problemet e tyre, situatën aktuale politike, dhe çështje që i tangojnë banorët në përgjithësi.
Mbrëmë deputetët e Lëvizjes BESA, dhe anëtarët e kryesisë qendrore kanë realizuar takime në Saraj, Studeniçan, Shuto Orizare dhe Vrapçisht.
Në Saraj prezent ka qenë deputeti Afrim Gashi, së bashku me kryetarin e degës Ibush Jusufi.
“Sonte deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi si dhe antarë të Keshillit Qendor ishin në takim njoftues rreth situatës aktuale politike me strukturat e degës së Sarajit. #MeBESË #KyËshtëDallimi”, – ka shkruar Jusufi pas këtij takimi.
Ndërsa, në Shuto Orizare kanë qenë Afrim Gashi dhe SKender Rexhepi – Zejd.
“Këshilli i Lëvizjes BESA për komunën e Shutkës, mbajti takim informativ me perfaqësuesit e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, respektivisht sekretarin gjeneral dhe deputed i zonës Afrim Gashi si dhe sekretarin organizativ Zejd Rexhepi

Qëllimi i takimit ishte informim i drejtëpërdrejt mbi rrjedhat aktuale politike si dhe qëndrimin e Lëvizjes BESA mbi këto aktualitete”, ka shkruar Mubekir Palloshi.
Ndërkohë, depueti Zeqirija Ibrahimi së bashku me anëtarin e kryesisë, Rexhep Memedi ishin në Studeniçan.
“Sonte deputeti Zeqirija Ibrahimi vizitoi rajonin e Karshiakës ku pati takime me strukturat e Lëvizjes BESA. Me ketë rast u bisedua për situatën aktuale politike dhe shoqërore, roli i Levizjes BESA në këtë drejtim dhe njëkohësisht deputeti dha spjegime edhe për çështjet që u parashtruan nga anëtarët e Lëvizjes BESA.

Lëvizja BESA Karshiakë, në emër të të anëtarëve dhe simpatizuesve, deputetit Zeqirija Ibrahimi i shpreh falenderime të përzemërta për nderin që i bëri Karshiakës, me çka dëshmoi se Lëvizja BESA dhe deputetët e saj janë pranë qytetarit shqiptarë edhe pasi t’i mer votat”, – thuhet në faqen BESA – Karshiakë.
Ndërsa, përfaqësues të lartë të BESËS Adnan Azizi, Fadil Zendeli,Teuta Bilalli dhe Bejtulla Demiri kanë zhvilluar takime me disa aktivistë në Komunën e Vrapçishtit.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar