Liverpooli dhe Chelsea ndajnë pikët në “Anfield”, shënojnë Salah dhe Willian

Liverpooli dhe Chelsea ndajnë pikët në “Anfield”, shënojnë Salah dhe Willian
Loading...

Liverpooli dhe Chelsea ndanë nga një pikë në supersfidën e “Anfield Road” për javën e 13-të të Premier League-s, duke humbur terren ndaj Manchester United, por edhe ndaj City-t, që i jepet mundësia për të krijuar një distancë edhe për të ndjeshme me një pjesë të skuadrave ndjekëse.

Të dyja skuadrat luajtën një futboll të kujdesshëm, për të mos pësuar gol, me takimin që u zhbllokua vetëm në minutën e 65-të nga sulmuesi i Liveprulit Salah, i cili, në një nga depërtimet e tij në qendër, u gjend përballë Courtois, që nuk mund të bënte asgjë përballë egjiptianit.

Chelsea ndryshoi menjëherë taktikë, duke sulmues me shumë forca, derisa 5 minuta para përfumdimit të kohës së rregullt, Willian realizoi një gol të mrekullueshëm me një parabël nga jashtë zones, që befasoi portierin Mignolet. Me këtë barazim Liverpooli mbetet në vendin e 5-të me 23 pikë, Chelsea në të 3-in me 3 pikë më shumë.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar