Lobimi në SHBA, Balla sulmon Bashën: Ku i gjete 1 mln $? Trego burimin

Lobimi në SHBA, Balla sulmon Bashën: Ku i gjete 1 mln $? Trego burimin
Loading...

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërvënë sërish Lulzim Bashës sa i takon kontratës së lidhur nga kryedemokrati me një kompani amerikane lobimi nën dyshimet se është fshehur burimi i financimit. Përmes një statusi në rrjetin e tij social Facebook, Balla ka pyetur Bashën se cili është burimi i atyre parave.

Deklarata e plotë

Lulzim Basha po fshihet nga përgjegjësia ndaj shqiptarëve por edhe anëtarësisë së Partisë Demokratike, për të sqaruar skandalin ku e ka futur këtë parti. Sigurisht që fillimi i hetimeve nga Prokuroria mbi kontratën e paligjshme të Lulzim Bashës me një kompani të huaj, të paguar nga një burim i padeklaruar parash, është një detyrim ligjor. Por Lulzim Basha duhet të përgjigjet menjëherë se cili është burimi i atyre parave.

Pse nuk i ka deklaruar ato para dhe ato pagesa në KQZ dhe si kanë përfunduar në një parajsë fiskale? I bëj thirrje Klement Zgurit dhe administratës së KQZ të mos bëjnë asnjë regjistrim deklarimi shpenzime shtesë nga ana e subjektit politik PD, apo ndonjë falsifikim protokolli për gjoja deklarim të mëparshëm, sepse është vepër e rëndë penale, prishje e provave të veprës penale.

Ku i ka gjetur Partia Demokratike dhe Lulzim Basha këto shuma marramendëse parash? 1 milion dollarë? Këta që flasin për ditë për para të pista e vota të blera, ku i kanë gjetur 1 milion dollarë? Pse Lulzim Basha ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të Partisë Demokratike? Cila është marrëdhënia mes Partisë Demokratike dhe kompanisë “Biniatta Trade LP”, e cila është në pronësi të një zinxhiri kompanish të regjistruara në Belizë, një shtet i Amerikës Qendrore i njohur si parajsë fiskale.

Në emër të kujt janë regjistruar kompanitë offshore në Belizë?

A ka dijeni Lulzim Basha se kush janë personat nga Shqipëria që kanë transferuar para në llogaritë e kompanive offshore në Belizë dhe më pas tek Binniatta Trade, për të përfunduar në pagesa për llogari të Partisë Demokratike? Kush janë lidhjet e Lulzim Bashës me këta persona? A është financuar Partia Demokratike nga para të pista, nga persona të dyshuar për veprimtari kriminale?

Kujtojmë edhe një herë se Lulzim Basha ,dhe askush tjetër, e di të vërtetën e përdorimit të vulës së kryetarit të PD për këtë makinacion financiar, që do të kishte tronditur çdo parti politike në çdo vend demokratik.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

 

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar