LSDM i vardiset Besës: Vendimi i tyre demokratik, Besa dëshiron çmontimin e regjimit

LSDM i vardiset Besës: Vendimi i tyre demokratik, Besa dëshiron çmontimin e regjimit
Loading...

Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, kur dy partitë shqiptare BDI dhe PDSH garonin se kush më shumë do t’i vardiset partive maqedonase për një vend në Qeveri, realiteti politik ka ndryshuar plotësisht me paraqitjen e Lëvizjes Besa në skenën politike. Kjo parti ngeli në qëndrimin që e kishte qysh para zgjedhjeve, se nuk do të shkelë parimet e saj vetëm e vetëm për pjesëmarrje në Qeveri.
Këtë e dëshmoi kur refuzoi të ulet në bisedime me mandatarin e parë, Nikolla Gruevskin, për shkak të parimit se nuk negocion me personat e dyshuar nga Prokuroria Speciale Publike. Për dallim prej tyre, BDI-ja 3 javë me radhë negocioi me VMRO-në.
Lëvizja Besa vazhdoi me të njëjtin qëndrim edhe ndaj LSDM-së, të cilës i dha nënshkrimet për mandatin me qëllim që të rrëzohet Gruevski nga pushteti, por nuk pranoi imponimet e Zaevit. Një prej rasteve të tilla ishte edhe propozimi që ish oficeri i JNA-së Talat Xhaferi të bëhet kryetar Kuvendi, por Besa i tha JO kësaj iniciative.
Duke parë seriozitetin e Besës, LSDM-ja e Zaevit sot zbuti tonet dhe vazhdoi vardisjen ndaj Lëvizjes, duke e quajtur vendimin e tyre demokratik dhe legjitim. 
“Kjo është e mira e demokracisë, për disa çështje partitë e shumicës parlamentare mund të merren vesh ndërsa për disa mund të mos pajtohen. Por për një çëshje jemi pajtuar, ajo është demontim i regjimit të Gruevskit”, ka thënë Shilegov sot në Kuvend. 
Sidoqoftë, si duket Lëvizja Besa do të vazhdojë tu thotë JO partive maqedonase, si VMRO-së ashtu edhe LSDM-së, deri sa ata amnistojnë BDI-në për dyshimet për krime dhe korrupsion gjatë qeverisjes së partisë së Ahmetit.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar