Lufta kundër Besës, ka qenë kushti i BDI-së ndaj LSDM-së për të hyrë Qeveri 

Lufta kundër Besës, ka qenë kushti i BDI-së ndaj LSDM-së për të hyrë Qeveri 
Loading...

Negociatat për formimin e koalicionit qeveritar mes LSDM-së dhe BDI-së, sipas informatave të portalit tonë, kanë qenë të gjata dhe të mundimshme, por jo për çështjet shqiptare. Sipas informacioneve nga bisedimet, dy kushtet e BDI-së për ta përkrahur Qeverinë e LSDM-së nuk kanë të bëjnë me asnjë nga çështjet që janë të interesit etnik shqiptar, por vetëm me mbijetesën politike të BDI-së dhe liderit të saj Ali Ahmeti.

Kushtet e Ahmetit për Zaevin kanë qenë që Lëvizja Besa të mos jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme, si dhe kjo Qeveri LSDM-BDI ta luftojë Besën deri në shkatërrim!
BDI-ja është kërcënuar se do të braktisë negociatat me LSDM-në dhe do të shkojë sërish në koalicion me VMRO DPMNE-në, nëse Zaev nuk pranon luftimin e oponentit politik të BDI-së, BESËN.
Duke qenë se Zaev varet nga numrat e BDI-së për formimin e Qeverisë së re, duhet të shihet nëse do të pranojë ose jo këto kushte të Ali Ahmetit, i cili luftën ndaj Besës e ka vendosur mbi çdo çështje tjetër kombëtare.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar