Madrilenëve nuk iu lejohen gabimet, De Biasi synon 3-pikëshin e radhës

Madrilenëve nuk iu lejohen gabimet, De Biasi synon 3-pikëshin e radhës
Loading...

Reali i Madridit, pas nuk mundi dot të shkonte më shumë se një barazim pa gola ndaj Atleticos në derbi, këtë herë do të presë Malagën, ku do të kërkojë patjetër 3 pikët. Los Blancos arritën të mposhtnin 6-0 Apoelin në Champions League, fitore kjo që mund t’i ketë dhënë kurajë dhe forcë skuadrës, për ta mbyllur vitin në mënyrën më të mirë të mundshme, me shpresën se do të shkurtojë disi distancën me Barcelonën e vendit të parë.

Nuk pritet që klubi madrilen të hasë vështirësi përballë Malagës, kjo dhe për faktin se kundërshtari po kalon një periudhe të errët, duke mbetur në vendin e 17, me vetëm 7 pikë të grumbulluara. Vëmendja do të jetë tek Cristiano Ronaldo, i cili në kampionat nuk shënon prej 7 javësh. Këtë takim ju do të keni mundësi ta ndiqni në Super Sport 1 në orën 16:15.

Duke qëndruar në kampionatin spanjoll, Atletico e Madridit, pas fitores në Champions League ndaj Romës, do të udhëtojë në transfertën e Levantes. Edhe për ‘Los Colchoneros’ rivali pritet të jetë lehtësisht i kalueshëm, të paktën në letër, ndërsa edhe skuadra e Simeones do të kërkojë 3 pikët, për të rikuperuar hapat falsë të këtyre muajve të parë.

Takimi i radhës, i përzgjedhur nga La Liga do të jetë ajo mes Alavesit të drejtuar nga Giani De Biasi dhe Eibarit, një përballje mes 2 skuadrave që enden nga fundi i tabelës. Misioni është i qartë për ta, teksa 3 pikët janë e vetmja rrugë që mund ti ndihmojë disi të dalin nga zona e nxehtë.

Edhe Betisi do të kërkojë të rikthehet te fitorja, në takimin e orës 18:30, përballë Granadës. Vendasit vijnë në këtë takim pas humbjes befasuese me rezultatin 5-0, në transfertën ndaj Eibarit, ndërsa nuk fitojnë në La Liga, që prej 21 tetorit.

25 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar