Marina Vjollca përlotet në mes të emisionit, ja pse

Marina Vjollca përlotet në mes të emisionit, ja pse
Loading...

Por produksioni, gjatë kësaj jave ka menduar që emisioni mbrëmë të ishte një natë homazhi për mjeshtrin e madh dhe këngët e mbrëmshme me artistët e spektaklit, nga e gjithë krijimtaria e tij e panumërt, shkruan Revista Class.

Në çelje të spektaklit, pesha më e rëndë i ra Marinës, e cila, e përfshirë nga emocionet e forta, tha se kjo natë do të jetë e vështirë pa të: “Është e vështirë ta mendosh që kjo mbrëmje do të zhvillohet sonte…”, tha Marina e mbytur nga emocionet.

Dhe ashtu, e përlotur, moderatorja vijoi: “Sonte e zhvillojmë këtë mbrëmje pa prezencën e të madhit Aleksandër Lalo, pa prezencën e një artisti që publiku shqiptar e ka dashur shumë. Ishim mësuar ta shihnim aty, por sonte ai na mungon shumë, i mungon plejadës së shkëlqyer të kompozitorëve, i mungon ekranit. Sidoqoftë, do të jetë prezent me krijimtarinë e shkëlqyer që na la, ai do të jetë prezent me muzikën e tij, me këngët e tij të bukura” – tha Marina.

Më pas, moderatorja tha se kjo do të jetë një natë homazh, e gjitha dedikuar dhe realizuar për nder të Aleksandër Lalos.

“Kur ishim bashkë ne të dy”, “Gabimi i Mirelës”, “Kur ishim të vegjël”, “Zgjodha njeriun” etj. janë sjellë në skenën e “C’est la vie” nga artistët pjesëmarrës të këtij spektakli.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar