Mbështetja për “Logos-A”-në e kaloi edhe Shkupin

Mbështetja për “Logos-A”-në e kaloi edhe Shkupin
Loading...

Me libër në dorë të Shtëpisë Botuese “Logos-A”, qytetarë të shumtë në Çarshi të Shkupit dolën sot për t’i dhënë përkrahje Shtëpisë Botuese “Logos-A”, pas presioneve të shumta që po i bën pushteti kohëve të fundit.

Amar Rexhepi nga LNSH, një nga organizatorët të kësaj proteste tha se: “Është jo njerëzore dhe jodemokratike që institucionet shtetërore nëpërmjet mekanizmave të tyre të sulmojnë këtë djep të librit, të atakojnë mikun e diturisë dhe humanizmit, të pengojnë ngritjen dhe zhvillimin e arsimit dhe librit.”

Në emër të shoqatës “Nun”, në kuadër të së cilës funksionon edhe shtëpia botuese, foli Bexhet Nuredini, i cili tha: ““Ne si shtëpi botuese jemi të vetëdijshëm se sa është e vështirë të krijosh dhe të ndritësh një vatër të dijes që të ketë veprimtari të pashkëputur dekada të tëra me ekspozimin e autorëve, njerëzve të punës, fundja, të fjalës shqipe, duke pasur për synim pasurimin e thesarit tonë kulturor dhe identitar. Duke pasur parasysh se librat janë pjesë e pandashme e jetës sonë, sot jemi dëshmitarë edhe ne të përkrahim çdo iniciativë në mbështetje të librit, dhe patjetër që duhet të jemi kundër çdo padrejtësie që u bëhen shtëpive botuese, në këtë rast, shtëpisë botuese ‘Logos A’.”

Ndërkaq, në këtë protestë kishte edhe shumë përkrahës nga të gjithë qytetet të Maqedonisë dhe qytetet Prishtinë dhe Preshevë.

Po ashtu pati edhe ekspozitë me fotografi me të arriturat  e kësaj Shtëpie Botuese gjatë 25 viteve të kaluara.
Një grup të vajzave nga Tetova për Shtëpinë Botuese “Logos-A”:

Të rinjt Strugan mbështje për Sh.B. Logos-A”

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar