Ylli i futbollit botëror, Cristiano Ronaldo më në fund është nderuar me një statujë që i ngjan vërtetë.
Busti i ri është zbuluar këtë fundjave në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, në Madrid, Spanjë. Ronaldo dhe fansat e tij të shumtë mund të rrinë të qetë tashmë, pasi kjo figurë simpatike bronzi e krijuar nga skulptori i famshëm spanjoll Antonio Navarro Arteaga do të mishërojë përgjithmonë hijeshinë e Cristiano Ronaldo.
Busti i parë, që tashmë është vendosur në stadiumin me emrin e Cristiano Ronaldo në vendlindjen e tij, në Portugali. në fakt është shumë larg imazhit të futbollistit dhe u shoqërua me humor kur u përurua rreth një vit më parë.
28 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)
Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz