“Mendoj çdo ditë si të dërgoj Shqipërinë në EURO 2020”

“Mendoj çdo ditë si të dërgoj Shqipërinë në EURO 2020”
Loading...

Ai tha se e ka si një objektiv të jetës së tij, dhe po punon, edhe për të shpërblyer presidentin Duka, pasi i besoi çelësat e Kombëtares.

Ndeshja e fundit ndaj Turqisë…

“Tek ne nuk ka miqësore apo ndeshje zyrtare. Këtë gjë e kemi të qartë, dhe kemi shumë punë për të bërë. Më pëlqeu fakti, që edhe pasi mbetëm me 10 lojtarë ndaj Turqisë, luajtëm me të njëjtin intensitet, dhe patëm dëshirën për të mos u barazuar. Mora një mësazh serioziteti dhe profesionalizmi nga ana e futbollistëve.”

Objektivi

“Dukës dua t’ia shpërblej me një kualifikim në Europian, pasi pati besim tek unë, duke më dhënë çelësat e Kombëtares. Nuk ka ditë që zgjohem e të mos mendoj për Europianin e radhës. Nuk mendoj për ndonjë skuadër apo aventurë tjetër, objektivi i vetëm në jetën time është të dërgoj Shqipërinë në Euro 2020.”

“Jemi të hapur për të gjithë emrat e rinj. Gjatë kësaj periudhe do të udhëtoj shumë, pasi ka shumë lojtarë që luajnë nëpër Europë, dhe do mundohem të zgjedh 30, apo 25 lojtarët që e meritojnë fanellën e Shqipërisë. Mu bë qejfi kur lexova e Qaka, të cilin nuk e njihte askush, tashmë e kërkon Steaua e Bukureshtit apo Kluzhi.”

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar