“Merhamet” shpërndau ndihma në Tetovë dhe Gostivar (Video)

“Merhamet” shpërndau ndihma në Tetovë dhe Gostivar (Video)
Loading...

Vazhdoi shpërndarja e 100 pakove ushqimore në Tetovë dhe Gostivar për familjet nevojtare nga organizata humanitare, “Merhamet” në bashkëpunim me vullnetarët e organizatës “WEFA” nga Gjermania. Në fokus ishin familjet me status të rëndë social, jetimët si dhe personat me aftësi të kufizuara. Pas aktivitetit fisnik, përfaqësuesit e organizatave u ndjenë të kënaqur nga gëzimi që panë në fytyrat e atyre që vizituan, dhe u treguan se në këto ditë që ata kanë nevojë nuk duhet të ndjehen vetëm.

SEVIM IDRIZI,PËRFAQËSUESE NGA MERHAMET
”Shoqata humanitare Merhamet vazhdon akoma me aktivitetet në muajin e shenjtë të ramazanit dhe sot në bashkëpunim me shoqatën turke me seli në Gjermani WEFA, bëjmë shpërndarjen e pakove ushqimore  deri te familjet nevojtare”

SHEJMA AÇIL , VULLNETARE NË ORGANIZATËN VEFA
“Sot qëndruam në Tetovë dhe Gostivar, bëmë shpërndarjen e 100 pakove. Bashkëpunëtorë në këtë projekt kemi organizatën Merhamet ku së bashku bëjmë vizitat e familjeve në nevojë dhe u ofrojmë ndihmën e duhur”

Familja Hasani numëron tre persona të cilët kanë gjendjen e rëndë shëndetësore, fqinja e saj Lulja falenderon ata të cilët mendojnë për ata që më së tepërmi kanë nevojë.

FAMILJA HASANI
“E falenderojmë shoqatën Merhamet shumë që keni ardh kaq ekip e madhe që jeni kujdesur për këtë familje që të paktën e dijnë se ka dikush që interesohet për këto njerëz që nuk janë të vetëm në këtë qytet ka dikush që ka interesim për këto”

Familjet të cilat i vizituam, shpresojnë në ngjalljen e shpirtit human edhe te të tjerët sepse ndihmat që u ofrohen vërtet ua lehtëson gjendjen e jetesës të paktën për disa ditë.

ZIRAFETE DEMIRI, QYTETARE
“Jam nevojtare për ndihmë, sot më ka ndihmuar shoqata Merhamet, ju falenderohem shumë. Kam nevojë edhe më tej qiranë ta paguaj, një vit e kam”

MIRADIJE RAMADANI, QYTETARE
”E kam gjendjen shumë të keqe jam me katër fëmijë, pa rrymë elektrike pa ujë me një dhomë jam. Janë të parët që më kanë ndihmuar organizata humanitare Merhamet”

Edhe nesër Merhamet do të bëjë shpërndarjen e ndihmave së bashku me organizatën Hajrat nga Turqia. Hava Tahiri /SHENJA/

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar