Merkel dhe Shulz në bisedime për koalicionin e madh

Merkel dhe Shulz në bisedime për koalicionin e madh
Loading...

Një javë pas dështimit të bisedimeve ndërmjet CDU-së, liberaldemokartëve dhe të gjelbërve, për të ashtuquajturin koalicioni “Jamaica”, Merkel dhe Schulz kanë rënë dakort të ulen në tryezë.

Bisedime do të ndërmjetësohen nga presidenti i vendit, Frank-Walter Shtanmajer, nxitësi kryesor i ujdisë mes palëve dhe daljes së Gjermanisë nga ngërçi politik që prodhuan zgjedhjet e shtatorit.

Në pozitën më të vështirë qëkurse ka marrë drejtimin e kreun e kristian-demokratëve, Merkel doli këtë të shtunë anëtarëve të CDU-së, gjatë konventës së partisë, duke bërë thirrje për qetësi dhe përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Angela Merkel: “Ka nevojë për një Gjermani të fortë. Për këtë nevojitet krijimi sa më shpejt i një qeverie. Populli ka votuar. Unë jam totalisht kundër mundësisë së zgjedhjeve për diçka që kemi vështirësi ne ta zgjidhim”.

Edhe kreu i social-demokratëve Martin Schulz, i cili më herët kishte refuzuar kategorikisht një aleancë me Merkel, tha përpara mbështetësve të SPD-së se hyrja në qeveri do t’i lejojë të përmbushë qëllimin kryesor, përmirësimin e jetës për gjermanët.

Kriza politike në Gjermani mban në ankth mbarë Europën, për vetë rolin vendimtar që ka vendi në sfidat kryesore që ka kontinenti, si Brexit, kriza e emigrantëve apo siguria.

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Bota

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar