Mësohet data e publikimit të duetit mes Albanit dhe Miriamit

Mësohet data e publikimit të duetit mes Albanit dhe Miriamit
Loading...

Këto ditë, Miriami ka publikuar projektin “Meteor”, këngë kjo e cila u prit mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Por, jo vetëm kaq, ajo ka paralajmëruar edhe një duet me bashkëshortin e saj, kantautorin Alban Skënderaj, i cili do të jetë bashkëpunimi i tretë mes tyre.

Në një intervistë, Miriami kishte deklaruar se kjo do të jetë kënga më e rëndësishme në karrierën e tyre dhe kishte pranuar që pjesë e klipit do të jetë edhe vajza e tyre, Ameli.

Megjithatë, këngëtarja nuk kishte dhënë më shumë detaje, por ato i ka dhënë vetë Albani përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka njoftuar se kënga do ta mbajë titullin “Dhuratë” dhe do të publikohet të martën, pra me 28 nëntor.

“Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju ❤
#DHURATA ##28NENTOR“, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

Te Marten, me 28 Nentor me tinguj e fjale zemre vjen “DHURATA” jone per ju ❤ #DHURATA ##28NENTOR

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

//platform.instagram.com/en_US/embeds.js

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Entertainment

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar