Messi zbulon nëse është shok me Ronaldon

Messi zbulon nëse është shok me Ronaldon
Loading...

Lionel Messi ka shpjeguar raportin e tij me rivalin e madh nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Barcelonës ka pranuar se nuk ka shoqëri me yllin portugez.

“Cristiano ka thënë kohë më parë se në të ardhmen mund të bëheni shokë të mirë, a mendoni se është e mundur? Nuk e di nëse do të jemi”, u përgjigj Messi.

“Shoqëria krijohet duke kaluar kohë së bashku dhe duke njohur njëri-tjetrin më mirë. Ne nuk kalojmë kohë së bashku, e vetmja mënyrë të shihemi janë ceremonitë e shpërblimeve dhe është e vetmja kohë ku flasim paksa. Në atë moment çdo gjë është mirë, por pastaj nuk kalojmë përsëri kohë së bashku”, theksoi argjentinasi. /Lajmi.net/

Burimi i artikullit: Lajmi.Net | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar