Meta në Mevegjë: Periudhë e re bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë

Meta në Mevegjë: Periudhë e re bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Serbisë
Loading...

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, deklaroi se vizita e tij në Medvegjë paraqet mesazh të qartë se Tirana është për bashkëpunim me Serbinë.

“Gjendemi në epokën e re të bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë”, tha Meta në fillim të vizitës së tij të sotme në Medvegjë, para se të takohej me kryetarin e kësaj komune, Nebojsha Arsiç, dhe me këshilltarët shqiptarë dhe serbë. Meta tha se “synimi ynë është që ta forcojmë rrugën drejt Evropës”.

I pyetur nga gazetarët se për çfarë arsyeje presidenti i Shqipërisë vjen në vizitë private në komunën e Medvegjës, Ilir Meta tha se ky detaj nuk ka rëndësi të veçantë dhe se meqë për nesër është ftuar të vizitoj Gjilanin, ka vendosur që sot të qëndrojë në Medvegjë, çka ishte një dëshirë e tij e vjetër.

Meta ftoi kryetarin e komunës së Medvegjës dhe bashkëpunëtorët e tij që të vizitojnë Tiranën.

26 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Politikë

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar