Milani shkarkon Montellën, drejtimin e merr Gattuso

Milani shkarkon Montellën, drejtimin e merr Gattuso
Loading...

Milani shkarkon zyrtarisht nga detyra trajnerin Vincenzo Montella. Pas barazimit 0-0 ndaj Torinos në San Siro drejtuesve kuqezinj u është sosur durimin, me Fassonen e Mirabellin që kanë marrë vendimin për të larguar nga pankina “aeroplanin”.

Montella paguan kështu për rezultatet e dobëta që ka regjistruar Milani në këtë fillim sezoni. Pavarsisht se në merkato u shpenzuan më shumë se 200 milionë euro, kuqezinjtë i kanë bërë një nisje shumë të keqe kampionatit teksa pas 14 javëve të para kanë plot 18 pikë më pak se Napoli kryesues dhe 16 më pak se rivalët e urryer të Interit.

Zona Champions tashmë ngjason me një mision të pamundur për Milanin që do të riniset nga Genaro Gattuso. Ish mesfushori i cili për momentin drejton skuadrën e të rinjve të Milanit do të emërohet shumë shpejt në krye të stolit të kuqezinjve, me objektivin për të përmirësuar skuadrën në lojë dhe rezultate.

27 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | Sport

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar