Mimi e Lek Kodheli, historia e dashurisë që nisi nga emri i ish-ministres

Mimi e Lek Kodheli, historia e dashurisë që nisi nga emri i ish-ministres
Loading...

E ftuar këtë të hënë në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka rrëfyer më shumë për gruan që ndodhet përtej politikës. Deputetja e Partisë Socialiste ka ndarë me publikun disa “sekrete” të jetës së saj.

E martuar tashmë prej më shumë se 30 vitesh me arkitektin Lek Kodheli, Mimi rrëfeu në studion e Juli Krisafit se, ishte pikërisht emri i saj që e bëri kureshtar bashkëshortin e saj të ardhshëm.

“Unë dhe bashkëshorti kemi punuar në të njëjtin sistem. Im shoq është ndierë i çuditur dhe ka qenë shumë kurioz për këtë emër jo të zakonshëm. Diku e ka lexuar dhe është bërë kurioz se çfarë ishte ky emër, kush ishte ky individ, ky personazh. Unë në atë kohë quhesha ende Mimi Vata”, është shprehur ish-ministrja e Mbrojtjes.

Më tej, ajo ka treguar edhe për historinë e emrit të saj.

“Babai im ka qenë një i apasionuar i muzikës së Puccinit. Ka pasur shumë pasion muzikën klasike dhe duke qenë fëmija i parë, gjithçka që njihte, gjithçka që dinte, donte që të personifikohej tek unë”, rrëfen Mimi Kodheli.

Mimi është personazhi kryesor i “La Boheme”, operës ndoshta më të njohur të kompozitorit italian Giacomo Puccini.

Në “Pasdite në Top Channel”, deputeja e Partisë Socialiste ka hapur për herë të parë dyert e shtëpisë, për të treguar një pjesë të pikturave të koleksionit të familjes Kodheli. Për here të parë, ajo rrëfeu gjithashtu edhe për librat e rrallë që ka në bibliotekën e saj pesonale, një trashëgimi e paçmuar e familjes.

28 nëntor 2017 (gazeta-Shqip.com)

Burimi i artikullit: Gazeta SHQIP | ShowBiz

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar