Ministria e Kulturës ose Arsimit do t’i takojë Lëvizjes BESA

Ministria e Kulturës ose Arsimit do t’i takojë Lëvizjes BESA
Loading...

Dje pas takimit që kanë zhvilluar kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, me kryeministrin e vendit, Zoran Zaev, është dakorduar që partia e Afrim Gashit të jetë pjesë e qeverisë reformatore me post ministror. Sipas asaj që flitet nëpër korridoret e qeverisë, Lëvizja BESA mund të udhëheqë me Ministrinë e Kulturës ose me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Vendimin për hyrjen e BESËS në qeveri pritet ta miratojë sonte Kuvendi Qendror i BESËS në mbledhjen e caktuar në selinë qendrore të partisë në Shkup. Tani për tani detajet për pjesëmarrjen e BESËS në qeveri i di vetëm kryetari Gashi, i cili pritet që sonte para organeve partiake ta shpalosë ofertën e kryeministrit Zaev për bashkëqeverisje.

Loading...
Facebook Twitter Google+

Facebook Comments

Artikuj të ngjashëm

Kliko Like per te vazhduar
Kliko Like për të vazhduar